Ndërlidhjet

Ngadalësohet rritja ekonomike në BE


Logo e Eurostat
Logo e Eurostat
Të dhëna zyrtare të publikuara sot, kanë treguar se rimëkëmbja ekonomike në zonën e 17 vendeve që kanë valuten e euros, është ngadalësuar për 0.1 % gjatë tremujorit të tretë të vitit 2013.

Zyra e statistikave të BE-së, Eurostat, tha se Gjermania, ekonomia më e madhe e kontinentit, u rrit për 0.3 përqind, ndërsa Franca, ekonomia e dytë më e madh, u tkurr për 0.1 përqind.

Eurostat tha se edhe blloku i gjërë prej 28 shtetsh anëtare të BE-së, ka pësuar rënie të zhvillimit ekonomik gjatë këtyre tre muajve.
XS
SM
MD
LG