Ndërlidhjet

logo-print

Pezullohet sërish procesi gjyqësor për rastin Politkovskaya


Poster përkujtues për gazetaren, Anna Politkovskaya, Moskë

Poster përkujtues për gazetaren, Anna Politkovskaya, Moskë

Një gjykatës në Moskë ka shpërndarë jurinë në procesin kundër pesë burrave, të dyshuar për vrasjen e gazetarës së njohur dhe aktivistes për të drejtat e njeriut, Anna Politkovskaya.

Vendimi i Gjykatës së Moskës, u morr pasi tre nga anëtarët e jurisë nuk u shfaqën në seancën e sotme.

Ndërpreja e seances, hapë dilema të reja rreth një procesi, edhe ashtu kontravers, në kuadër të të cilit është dënuar vetëm një person.

Javën e kaluar, një prokuror deklaroi se një anëtar i jurisë ishte dënuar më heret për vrasje.

Po ashtu javën e kaluar, Komiteti Hetues i Rusisë, ka bërë të ditur se ka hapur dy lëndë gjyqësore kundër avokatit të të pandehurit, i cili dyshohet edhe zyrtarisht për tentimet në pengimin e drejtësisë dhe korruptimin e dëshmitarëve.

Gazetarja Anna Politkovskaya, ishte qëlluar për vdekje në vitin 2006, në afërsi të banesës së saj në Moskë.
XS
SM
MD
LG