Ndërlidhjet

BE: Ukraina, të mos bëjë “gabim historik”


Nga nje aktivitet i mëparshëm pro integrimit evropian, Kiev, Ukrainë

Nga nje aktivitet i mëparshëm pro integrimit evropian, Kiev, Ukrainë

Një i dërguar i lartë i Bashkimit Evropian, i ka bërë thirrje Ukrainës që të mos e humbasë shansin për të nënshkruar marrëveshjen historike me Bashkimin Evropian, gjatë samitit që mbahet në Vilnius më 28 dhe 29 nëntor.

Aleksandër Kwasiniewski, ka folur një ditë pas dështimit nga ana e parlamentit ukrainas për të miratuar një ligji, i cili do t’i mundësonte ish-kryeministres Tymoshenko trajtim shëndetësor jashtë vendit.

Kwasaniwski, i ka thënë agjencisë ukrainase të lajmeve UNIAN, se “dështimi për të nënshkruar marrëveshjen në Vilnius, nënkupton shtyerje të papërcaktuar të procesit integrues”.

BE-ja e konsideron rastin e Tymoshenkos, si të motivuar politikisht, dhe e ka vënë lirimin e saj si parakusht për nënshkrimin e marrëveshjes me Ukrainën.

Kwasaniweski, shtoi se edhe Rusia “po bënte gabim” që po provonte ta parandalonte përafrimin e Ukrainës me BE-në.

Rusia, nga ana e saj dëshiron ta shohë Ukrainën, pjesë të një unioni doganor, të cilin e drejton shteti rus.
XS
SM
MD
LG