Ndërlidhjet

logo-print

Tolokonnikova ndodhet në spital


Nadezhda Tolokonnikova

Nadezhda Tolokonnikova

Burri i Nadezhda Tolokonnikovas, ka thënë se performuesja e burgosur e grupit Pussy Riot, është zhvendosur në spital, pas dërgimit në Siberi.

Pyotr Verzilov, i cili ka folur me gruan e tij në telefon, tha të enjten se ajo ishte dobësuar së tepërmi nga një grevë urie, dhe se ndodhet aktualisht në një spital rajonal, në qytetin Krasnoyarsk.

Autoritetet ruse kanë konfirmuar arritjen e Tolokonnikovas në Siberi, saktësisht në burgun e qytetit Krasnoyarsk.

Tolokonnikova po vuan një dënim prej dy vjetësh, për protestën kundër presidentit Putin, në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG