Ndërlidhjet

logo-print

Azerbajxhan: Dënohen një gazetar dhe një bloger


Ilustrim/Flamuri i Azerbajxhanit

Ilustrim/Flamuri i Azerbajxhanit

Një gazetar opozitar dhe një bloger i njohur për blogjet e tij antiqeveritare, janë dënuar me nëntë vjet heqje lirie.

Gazetari, Rasad Ramazanov është shpallur fajtor në akuzat për posedim të drogës.

Në një proces të ndarë, Sardar Alibeyli, redaktor i gazetës opozitare “P.S Nota”, është dënuar me katër vjet burgim për huliganizëm.

Përkrahësit e tyre thonë se akuzat dhe dënimet ishin motivuar politikisht.

Amensty International i ka dënuar vendimet e ditës së sotme, duke i quajtur akuzat kundër dy burrave, “të bazuara në të dhëna të fabrikuara nga prokurorët”.
XS
SM
MD
LG