Ndërlidhjet

Borchardt: Përsëritja e votimeve do të kalojë pa incidente


Bernd Borchardt

Bernd Borchardt

Shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, Bernd Borchardt, është shprehur i bindur se zgjedhjet e përsëritura lokale në pjesën veriore të Mitrovicës, ditën e diel, do të kalojnë pa incidente.

Megjithatë, ai ka theksuar se misioni EULEX është i gatshëm të intervenoj në rast të incidenteve eventuale.

Zoti Borchardt i ka thënë agjencisë Beta se në zgjedhjet e 3 nëntorit, kur sulmues të maskuar në pjesën veriore të Mitrovicës, i kanë shkatërruar kutitë në tri vendvotime, EULEX ishte lutur që të mos ndodhej direkt në vendvotimne.

Sipas tij, policët e EULEX-it atëherë ishin në bazën në pjesën jugore të Mitrovicës, dhe u është dashur një kohë e caktuar për të arritur në vendet ku ka pasur incidente.

“Duke nxjerrë mësim nga kjo përvojë, OSBE-ja tash i ka ftuar pjesëtarët e EULEX-it, që të jenë të pranishëm në vendvotime dhe ne për këtë do ta sigurojmë një numër të rëndësishëm të policëve”, tha Borchardt.

Ai tha se për sigurinë e votimeve dhe të zgjedhëse do të kujdeset KFOR-i dhe policia e Kosovës, e cila parashihet që e para të reagoj në rast të incidenteve.

Shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, tha se me zyrtarët në Beogard ka biseduar për tri grupe të çështjeve: për ato të sigurisë para përsëritjes së zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet EULEX-it e Serbisë dhe për bisedimet e ardhshme ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
XS
SM
MD
LG