Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Protestë kundër shkatërrimit të armatimit kimik të Sirisë


Aktivistët e mbajnë një pankartë kundër shkatërrimit të mundshëm të armatimit kimik të Sirisë në Shqipëri

Aktivistët e mbajnë një pankartë kundër shkatërrimit të mundshëm të armatimit kimik të Sirisë në Shqipëri

Afro 5 mijë vetë kanë protestuar sot kundër raporteve për planet për shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë në Shqipëri.

“Jo – armatimit kimik”, brohorisnin demonstruesit afër Kuvendit të Shqipërisë dhe zyrës së kryeministrit në Tiranë.

Në selinë e Organizatës për Ndalimin e Armatimit Kimik në Hagë po diskutohet se si të shkatërrohet armatimi kimik i Sirisë.

Shtetet perëndimore dhe Damasku besohet se janë në favor të asaj që shkatërrimi të bëhet në ndonjë vend tjetër.

Qartas, Shqipëria është në mesin e vendeve të mundshme, pasi tashmë i ka shkatërruar armatimet e veta kimike.

Protestuesit e kanë shtruar pyetjen se a mund të bëhet ky shkatërrim në mënyrë të sigurt në vendin e tyre, raporton AP.

Zyrtarët shqiptarë thanë se ende nuk ka vendim lidhur me çështjen se a do të marrë pjesë Shqipëria në përpjekjet për shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë.
XS
SM
MD
LG