Ndërlidhjet

Nuland: Mbështetje e nevojshme për Kosovën dhe Serbinë


 Victoria Nuland
Victoria Nuland
Ndihmëssekretarja amerikane e shtetit për Evropë, Victoria Nuland, i ka lavdëruar lëvizjet nga Serbia dhe Kosova “drejt pajtimit afatgjatë”.

Mëtutje ajo ka theksuar se “këtij procesi i duhet mbështejta e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara, në mënyrë që të dy vendet ta arrijnë qëllimin e tyre për integrim të plotë në strukturat evropiane”.

Siç raporton AFP, këto komente ajo i ka bërë mbrëmë vonë në Këshillin Atlantik në Uashington.

Victoria Nuland, që në këtë post erdhi në muajin tetor, pasi ishte zëdhënëse e Departamentit amerikan të shtetit, derisa sekretare e shtetit ishte Hillary Clinton, i ka tërhequr vërejtjen Bosnjë Hercegovinës.

Nëse liderët e Bosnjë Hercegovinës “vazhdojnë ta bllokojnë rrugën e vendit të tyre për anëtarësim në BE dhe NATO, atëherë partnerët ndërkombëtarë të Bosnjës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, do ta rivlerësojnë seriozisht qasjen e tyre”.

Bosnjë Hercegovina është ndarë në dy entitete, pas luftës në vitet e 90-ta, nga e cila konsiderohet se e kanë humbur jetën më se 100 mijë vetë
XS
SM
MD
LG