Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Nga sulmet – dhjetëra të vrarë


Myslimanët shiitë në Irak i festojnë Hashuret

Myslimanët shiitë në Irak i festojnë Hashuret

Dhjetëra vetë janë vrarë sot nga sulmet, cak i të cilave ishin kryesisht pelegrinët shiitë në Irak.

Sulmet u bënë derisa shiitët nga Iraku dhe e gjithë bota po e shënojnë festën e Hashureve.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në provincën qendrore Diyala, ku nga një sulm vetëvrasës me bombë, u vranë së paku 32 vetë dhe u plagosën afro 70 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në mes të ceremonisë.

Dhjetëra mijëra pelegrinë shiitë janë mbledhur në një tempull të shenjtë në qytetin Qerbela, në kulminacion të festivalit.

Shpeshherë ata janë sulmuar nga ekstremistët sunitë, që shiitët i konsiderojnë të pafe.
XS
SM
MD
LG