Ndërlidhjet

Lajçak dhe Hoxha: Të implementohen marrëveshjet Kosovë - Serbi


Enver Hoxhaj (djathtas) dhe Miroslav Lajçak gjatë një takimi në Prishtinë
Enver Hoxhaj (djathtas) dhe Miroslav Lajçak gjatë një takimi në Prishtinë
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Sllovaki, është takuar me ministrin e jashtëm të këtij vendi, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit të Ministrisë së jashtme të Kosovës, zoti Lajçak është shprehur pozitivisht për progresin në Kosovë, hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit dhe mbarëvjatjen e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

Të dy ministrat , gjatë takimit në Bratisllavë, kanë biseduar edhe për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë, me ç’rast kanë theksuar domosdoshmërinë e implementimit të plotë të marrëveshjeve të arritura.

Në fund të njoftimit të Ministrisë së jashtme të Kosovës theksohet se vizita e Enver Hoxhajt në Bratisllavë është një hap i rëndësishëm në avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të Kosovës me Sllovakinë.

Sllovakia është njëra nga 5 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG