Ndërlidhjet

Obama: Pa sanksione të reja kundër Iranit


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kërkuar nga Kongresi amerikan, që të mos lëvizë përpara me propozimet për sanksione të reja kundër Iranit, derisa negociatat për programin e konstestuar të tij atomik po vazhdojnë.

Mëtutje, sot gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama ka thënë se negociatat janë mënyra më e mirë për tu siguruar se Teherani nuk e zhvillon armatimin bërthamor.

Ai theksoi se nëse Irani dështon t’i realizoj premtimet, atëherë “sanksionet mund të kthehen”.

Anëtarë të lartë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, së bashku me aletin amerikan Izraelin, besojnë se marrëveshja e propozuar me Iranin mund t’i zbusë sanksiponet para kohe dhe për këtë arsye kërkojnë ashpërsim të masave për t’i bërë presion Teheranit.

Një rund i ri i bisedimeve ndërmjet fuqive botërore dhe Irtanit, lidhur me programin e kontestuar atomik të këtij vendi, mbahet javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG