Ndërlidhjet

Rice: Planet izraelite për ndërtim i dëmtojnë përpjekjet për paqe


Susan Rice

Susan Rice

Susan Rice, këshilltare për siguri kombëtare e presidentit amerikan, Barack Obama, tha se deklaratat aktuale nga Izraeli se planifikon zgjerimin e vendbanimeve, janë për tu fajësuar për tensionet e reja ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.

Duke folur mbrëmnë vonë në Uashington, zonja Rice tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për paqe në Lindjen e Mesme, por është shprehur se Uashingtoni beson se plani për ndërtimin e vendbanimeve hebrenje i dëmton përpjekjet për paqe.

Këto kritike të këshilltares Rice, ishin jehonë e komenteve të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, i cili gjatë vizitës në rajon javën e kaluar, ka kërkuar nga Izraeli që ta kufizoj ndërtimin e vendbanimeve në territorin e okupuar, një aktivtet që ai e ka vlerësuar si “ilegjitim”, me qëllim që të ndihmohet ripërtritja e procesit të paqes.

Prej se kanë vazhduar bisedimet për paqe ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, pas një ndërprerjeje trivjeçare, Izraeli ka shpallur plane për ndërtimin e disa venbanimeve të reja hebrenje në territoret e okupuara në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.
XS
SM
MD
LG