Ndërlidhjet

SHBA, Rusi: Pas 20 vitesh përfundoi programi për moszgjerim


Ilustrim

Ilustrim

Programi 20 vjeçar për konvertimin e uraniumit të pasuruar në shkallë të lartë nga armatimi atomik i shkatërruar i Rusisë, në karburant për centralet e energjisë së Shteteve të Bashkuara, ka përfunduar dje, me transportin final të uraniumit të mbertur nga Shën Petersburgu i Rusisë për në Baltimor të Shteteve të Bashkuara.

Marrëveshja, që ishte e njohur si Megatonet ose Megavatët, ishte nënshkruar në vitin 1993, pak pas shkatërrimit të ish-Bashkimit Sovjetik, për shkak të shqetësimeve se rezervat e armatimit të Rusisë mund të bien në duar të gabuara.

Sipas programit, 500 tonë të uraniumit të pasuruar në shkallë të lartë, që është ekuivalet me afro 200 mijë koka atomike, ishte konvertuar në karburant për rekatorët bërthamorë në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG