Ndërlidhjet

logo-print

Siri: U vra komandanti i lartë i kryengritësve


Pamje e shkatërrimeve në qytetin Alepo në Siri

Pamje e shkatërrimeve në qytetin Alepo në Siri

Raportohet se një komandant i lartë i kryengritësve në Siri është vrarë. Aktivistët opozitarë thanë sot se komandanti Youssef al-Abbas, është vrarë gjatë sulmit ajror të forcave qeveritare në qytetin verior Alepo.

Rrjeti opozitar i lajmeve në Alepo, raportoi se sulmi i forcave qeveritare e kishte në shënjestër një bazë të kryengritësve dhe me këtë rast është vrarë komandanti Abbas, nga Brigadat al-Tawhid, që mbështeten nga Katari.

Ky është njëri nga grupet më të mëdha opozitare të armatosura.

Nga sulmi janë plagosur edhe dy liderë të tjerë opozitarë, që janë dërguar në një spital në Turqi.

Tash e dy javë në qytetin Alepo shihen luftime të ashpra ndërmjet forcave lojale ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, të mbështetura nga militantët shiitë nga Iraku dhe partia libaneze Hezbollah, dhe kryengritësve në Siri, që e kishin marrë kontrollin ndaj disa pjesëve të këtij qyteti.
XS
SM
MD
LG