Ndërlidhjet

PK, EULEX, KFOR: Masa të forta sigurie për votime


Pamje nga Prishtina

Pamje nga Prishtina

Për zgjedhjet e përsëritura në tri vendvotime në pjesën veriore të Mitrovicës, këtë të diel, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, do të miratojnë masa të forta të sigurisë me qëllim që të sigurohet që anëtarët e komisionit në qendrat e votimit dhe lehtësuesit e zgjedhjeve nga OSBE-ja, të mund ta kryejnë punën e tyre dhe që procesi votues të mbahet në mënyrë paqësore dhe në rregull, thuhet në deklaratën e përbashkët të Policisë së Kosovës, misionit EULEX dhe KFOR-it.

Njerëzit në veri të Mitrovicës mund të presin prani të forcuar të Policisë së Kosovës jashtë vendvotimeve, që në mënyrë të dukshme do të mbështetet nga EULEX-i.

KFOR-i do të jetë i pranishëm në fqinjësi të vendvotimeve dhe në hapësirat e tjera me qëllim që të sigurohet ambient i qetë dhe i sigurt dhe liria e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, sipas mandatit të tij.

Koordinimi ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it dhe OSBE-së, vazhdon të jetë i shkëlqyeshëm, theksohet në deklaratë.

Policia e Kosovës, misionet EULEX dhe KFOR, do të mbesin vigjilent dhe do të veprojnë në mënyrë të paanshme, me maturi dhe vendosmëri.

Nëse procesi zgjedhor ose siguria e votuesve, e stafit dhe e vëzhguesve në vendvotime, rrezikohet që të shkatërrohet, atëherë Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, janë të përgatitur për të ndërhyrë menjëherë, thuhet në fund të deklaratës.
XS
SM
MD
LG