Ndërlidhjet

KNO: 6 qytete konkurrojnë për Lojërat Dimërore Olimpike 2022


Komiteti Ndërkombëtar Olimpik sot zyrtarisht e ka publikuar listën e qyteteve që konkurrojnë për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore për vitin 2022.

Në listë gjenden 6 qytete kandidate: Alma-Ata (Kazakistan), Pekini (Kinë), Krakovi (Poloni), Lvovi (Ukrainë), Oslo (Norvegji) dhe Stokholmi (Suedi).

Fituesi do të caktohet më 13 korrik të vitit 2015.

Për organizimin e olimpiadës dimërore ishte i interesuar edhe qyteti Munih në Gjermani, por për shkak të shqetësimeve financiare dhe ambientale, ky qytet përfundimisht nuk ka konkurruar.

Në muajin mars, Zvicra e ka tërhequr kandidaturën e pushimores dimërore St. Moric, për shkak të shqetësimeve për çmim dhe të shkatërrimit të ambientit.
XS
SM
MD
LG