Ndërlidhjet

SHBA: Gazeta e tërhoqi editorialin e vitit 1863


Presidenti i dikurshëm amerikan Abraham Lincoln

Presidenti i dikurshëm amerikan Abraham Lincoln

Gazeta e Pensilvanisë, The Patriot-News, e ka tërhequr një editorial të vitit 1863, me të cilin është hedhur poshtë fjalimi i presidentit të atëhershëm, Abraham Lincoln, i quajtur “Gettysburg Address”, gjatë Luftës Civile në Shtetet e Bashkuara, si “komente qesharake”, që meritojnë “vel të harresës”.

Në faqen në Internet të kësaj gazete, shkruan se editoriali i publikuar më 24 nëntor 1863, kur emri i gazetës ishte “The Partiot & Union”, nuk e ka kuptuar “rëndësinë e momentit, elokuencën e përjetshme dhe rëndësinë e vazhdueshme” të fjalimit të presidentit Lincoln, që e kishte mbajtur një ditë më parë.

Fjalimi i shkurtër i zotit Lincoln, në varrezën kombëtare në Gettysburg, është rritur dhe shndërruar në njërin nga fjalimet më të njohura në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Të martën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara do të shënohet 150 vjetori i këtij fjalimi.

Beteja në Gettysburg, disa muaj para periudhës prej 1 e deri më 3 korrik të vitit 1863, shihet si pikë kthese në Luftën Civile Amerikane.
XS
SM
MD
LG