Ndërlidhjet

Sri-Lankë: Filloi samiti kundërthënës


Pjesëmarrësit e samitit në Sri-Lankë
Pjesëmarrësit e samitit në Sri-Lankë
Princi britanik Charles formalisht e ka hapur sot samitin e Komonuelthit në kryqytetin Kolombo të Sri-Lankës, që po mbahet nën masa të ashpra të sigurisë dhe me mospajtimet lidhur me akuzat për abuzimet e të drejtave në këtë vend.

Në samit, kryesisht marrin pjesë liderët nga Britania dhe ata të ish-kolonive britanike.

Komonuelthi ishte kritikuar për mbajtjen e samitit në Sri-Lankë, meqë aktualisht vëmendja është e fokusuar në të drejtat e njeriut në Sri-Lankë, përfshirë dyshimet për shkelje të të drejtave gjatë operacioneve kundër kryengritësve tamilë në vitin 2009, në fund të konfliktit 29 vjeçar, në këtë vend.

Presidenti Mahinda Rajapaksa i ka mbrojtur përpjekjet e vendit të tij, duke thënë se ushtria e Sri-Lankës, nuk ka kryer abuzime dhe se gjykatat dhe institucionet e tjera po merren me ankesa.

Liderët e Kanadasë, Indisë dhe Mauriciusit e kanë bojkotuar samitin për shkak të mospajtimeve me çështjen e abuzimeve të të drejtave.

Komonuelthi i ka 53 shtete anëtare, shumica prej Afrikës dhe Azisë, ndërsa marrë në përgjithësi, e ka një popullatë prej 2 miliardë njerëzish.
XS
SM
MD
LG