Ndërlidhjet

Greqi: 12 imigrantë janë gjetur të vdekur nga fundosja e anijes


Ilustrim
Ilustrim
Në Greqi, 12 imigrantë janë gjetur të vdekur, ndërsa 15 të tjerë kanë shpëtuar, pas fundosjes së anijes në pjesën perëndimore të këtij vendi.

Incidenti i rëndë ndodhi sot herët në mëngjes në ishullin Lefkada në Detin Jon.

Zyrtarë lokalë thanë se anija ishte me gjasë e tejmbushur.

Greqia është njëri nga portet kryesore të hyrjes në Bashkimin Evropian për imigrantët dhe refugjatët, që largohen nga vendet e përfshira nga lufta dhe ato të varfëra nga Afrika, Lindja e Mesme dhe nënkontinenti Indian.
XS
SM
MD
LG