Ndërlidhjet

BE: Për Moldavinë rekomandohet liberalizim i vizave


Flamuri në ndërtesën e qeverisë në kryeqytetin KIshinev të Moldavisë
Flamuri në ndërtesën e qeverisë në kryeqytetin KIshinev të Moldavisë
Komisioni Evropian sot ka rekomanduar tërheqjen e vizave për shtetasit e Moldavisë, të cilët kanë pasaporta biometrikë.

Kështu, sipas këtij rekomandimi ata do të mund të udhëtojnë në shtetet e BE-së pa vizë për 90 ditë.

Legjislacioni për këtë çështje do të paraqitet pas samitit të Partneritetit Lindor, që mbahet në Vilnius, në fund të nëntorit, por kjo masë duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe nga të gjitha shtetet anëtare.
XS
SM
MD
LG