Ndërlidhjet

Ukrainë: Opozitarët nuk lejohen të takojnë Tymoshenkon


Arkiv/Protestë në përkrahje të Tymoshenkos

Arkiv/Protestë në përkrahje të Tymoshenkos

Lideri i opozitës ukrainase në parlamentin e këtij vendi, nuk është lejuar të takohet me ish-kryeministren e burgosur, Yulia Tymoshenko.

Arseniy Yatsenyuk, të cilit iu ndalua vizita, tha se ky veprim ishte një shenjë paralajmërimi për “dështimin” në samitin që mbahet më 28 dhe 29 nëntor në Vilnius, e ku Ukraina shpreson të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.

Në të njejtën kohë, presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka folur në telefon me kreun e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso si dhe është takuar me presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Claude Mignon, për të folur rreth këtij samiti.

Nuk janë dhënë detaje as për telefonatën dhe as për takimin.
XS
SM
MD
LG