Ndërlidhjet

logo-print

Tripoli: Dy të vrarë nga përleshjet mes protestuesve e milicisë


Ilustrim

Ilustrim

Së paku dy njerëz janë raportuar të vrarë dhe rreth 25 të tjerë të plagosur, kur pjesëtarë të milicisë në Libi, kanë hapur zjarru kundër protestuesve, të cilët po marshonin në Tripoli duke kërkuar largimin e tyre nga ky vend.

Raportimet thonë se milicët reaguan menjëherë kur protestuesit iu afruan zyrave të ndërtesës ku ndodhet selia qëndrore e milicisë në Libi.

Autoritetet libiane, po mundohen të eliminojnë prezencën e milicisë dhe grupeve të tjera të armatosura në këtë vend, të cilat kanë mbetur funksionale që nga koha e rrëzimit të regjimit të Muammar Qaddafit, dy vjet më parë.

Përleshjet mes grupeve të milicsë janë të shpeshta, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për të kooperuar me ta.
XS
SM
MD
LG