Ndërlidhjet

OKB: Nuk ka shtyerje të procesit kundër presidentit të Kenias


Presidenti i Kenias, Uhuru Muigai Kenyatta
Presidenti i Kenias, Uhuru Muigai Kenyatta
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka refuzuar të shtyejë për më vonë procesin gjyqësor të Tribunalit Ndërkombëtar të Krimeve, për presidentin e Kenias dhe zëvendësin e tij, të cilët akuzohen për krime kundër njerëzimit.

Një rezolutë e mbështetur nga Unioni Afrikan, që do të shtyente për një vit procesin kundër presidentit Uhuru Kenyatta dhe zëvëndësit të tij, William Ruto, ka dështuar të marrë votatat e duhura në Këshill.

Kenyatta dhe Ruto akuzohen për planifikim të trazirave pas zgjedhjeve të vitit 2007, në të cilat vdiqën mëse njëmijë persona.

Unioni Afrikan ka argumentuar se shtyerja do t’i mundësonte Kenias që t’i përforconte përpjekjet për antiterrorizëm, pas sulmeve të muajit shtator në një qendër tregtare në Nairobi, nga i cili vdiqën 67 persona.
XS
SM
MD
LG