Ndërlidhjet

Kinë: Zbutet politika një çift-një fëmijë


Ilustrim
Ilustrim
Partia Komunistë e Kinës ka thënë se do të zbusë politikën një çift-një fëmijë, dhe se do të heqë dorë nga shumë prej kampeve të punës.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua ka thënë të premten se kjo masë e re vjen si rrjedhojë e një direktive të lëshuar pas një takimi kyç të partisë, më heret gjatë javës.

Xinhua ka thënë se vendimi do t’iu mundësojë çifteve të kenë edhe një fëmijë të dytë, nëse njëri nga prindërit është fëmijë i vetëm.

Kina ka bërë të ditur se do të heqë dorë edhe nga politika e “ri-edukimit përmes punës”, përmes së cilës të dënuarit mund të detyroheshin deri më dhjetë vjet punë nëpër kampe të ndryshme në këtë vend.

Xinhua tha se nga ky takim i partisë, është vendosur edhe që të reduktohet “hap pas hapi”, numri i krimeve të ndëshkueshme me vdekje.
XS
SM
MD
LG