Ndërlidhjet

logo-print

Zarif: Ka shumë shpresa për marrëveshje rreth programit bërthamor


Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm iranian ka thënë sot se ka shpresë që të arrihet një marrëveshje rreth programit bërthamor iranian, kur Irani dhe gjashtë fuqitë botërore të takohen në Gjenevë javën që vjen.

Por, Javad Zarif ka shtuar se zyrtarët në Teheran do të kërkojnë t’i njihen “të drejtat bërthamore”.

Në Uashington, një zyrtar i lartë anonim, ka thënë se ka “shumë gjasë” për marrëveshje, por ka shtuar se ka “ende çështje të rëndësishme për t’u diskutuar”.

Shefja për politikë të jashtme e BE-së do të takohet me Zarifin më 20 nëntor, ndërsa Kina, Rusia, SHBA-ja, Gjermania, Franca dhe Britania do t’ju bashkohen bisedimeve një ditë më vonë.
XS
SM
MD
LG