Ndërlidhjet

logo-print

Kerry: Fuqizimi i gruas, kyç për Afganistanin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, Universiteti Georgetown, Uashington, 15 nëntor

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, Universiteti Georgetown, Uashington, 15 nëntor

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka mirëpritur progresin e arritur nga gratë dhe vajzat në Afganistan, në edukim, shëndetësi dhe ndërmarrësi.

Duke folur gjatë një takimi në Universitetin e Georgetown-it në Uashington, Kerry dhe paraardhësja e tij, Hillary Clinton, kanë thënë se fuqizimi i gruas është kyç, në ruajtjen e të arriturave në Afganistan.

Kerry ka thënë se “investimi në gratë në Afganistan, është mënyra më e sigurtë për të garantuar që ky vend do të ruajë të arriturat e dekadës së fundit, dhe të mos bëhet kurrë më vatër e krizës dhe fole e terrorizmit ndërkombëtar”.

Shtetet e Bashkuara dhe Afganistani po diskutojnë rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje që do të mundësonte qëndrimin e forcave amerikane në këtë vend, edhe pas tërheqjes së shumicës së forcave ndërkombëtare, deri në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG