Ndërlidhjet

Volynkin: S’ka më kthim në periudhën e Bashkimit Sovjetik


Pallati Kremlin, Moskë/Ilustrim
Pallati Kremlin, Moskë/Ilustrim
Armenia nuk do të humbasë pavarësinë e saj pas bashkimit me unionin doganor, të cilin e drejton Rusia, ka thënë ambasadori rus në Jerevan, Ivan Volynkin, të premten.

Volynkin, e ka hedhur poshtë në mënyre kategorike idenë që Rusia po mundohet të krijojë një Bashkim të ri Sovjetik, përmes këtij unioni doganor.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai ka thënë se “Bashkimi Sovjetik është një gjë e së shkuarës dhe nuk do të ketë përsëritje të tij”.

Duke iu referuar anëtarëve të tanishëm dhe atyre të ardhshëm të unionit, Volynkin ka thënë se “ata gjithsesi që do të duhet të heqin dorë nga një pjesë e sovranitetit të tyre”, por ka insistuar se kjo është pjesë e të gjitha proceseve integruese, përfshirë Bashkimin Evropian.

Kritikët në Armeni thonë se anëtarësimi në këtë union doganor do të nënkuptonte rritje të vartësisë armene ndaj Rusisë.

Vendimin për bashkim me unionin e pati komunikuar në shtator, presidenti armen, Serzh Sarkisian.
XS
SM
MD
LG