Ndërlidhjet

Filipinet: Bëmë gjithë çfarë mundëm


Pamje nga të mbijetuarit, Filipine
Pamje nga të mbijetuarit, Filipine
Qeveria e Filipineve ka mbrojtur pozicionimin e saj përballë situatës së jashtëzakonshme, pas tajfunit Haiyn, edhepse shumë nga të mbijetuarit kanë marrë pak ose fare ndihmë nga shteti.

Sekretari i Brendshëm, Mar Roxas, tha se shkalla e madhe e fatkeqësisë solli sfida serioze përpara.

Në të njejtën kohë qeveria tha se numri i viktimave ka shkuar në 3,621, ndërsa rreth 600 mijë njerëz janë zhvendosur.

Në ndihmë të Filipineve kanë dalë edhe shumë shtete, të cilat kanë dërguar atje ushqim, ujë dhe medikamente mjekësore.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një anijembajtëse me rreth pesë mijë trupa në bord.
XS
SM
MD
LG