Ndërlidhjet

logo-print

Tripoli: Përleshje të ashpra mes protestuesve dhe milicisë


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia shtetërore e Libisë, LANA njofton se së paku 13 persona janë vrarë dhe më shumë se 130 janë lënduar, pas përleshjeve mes milicisë dhe protestuesve, në Tripoli.

LANA ka thënë se ministria e shëndetësisë ka bërë thirrje për dhurim të gjakut, për shkak të numri të madh të të lënduarve.

Përleshjet nisën kur milicët vunë zjarr kundër protestusesve, të cilët po kërkonin largimin e milicisë nga qyteti.

Në ngjarje u përfshi edhe policia, në përpjekjet për të qetësuar situatën.

Autoritetet në Libi janë duke u përpjekur që t’i eleminojnë grupet e milicisë, të cilat janë funksionale që nga koha e rrëzimit të regjimit të Muammar Qadaffit, në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG