Ndërlidhjet

Miratohet plani për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë


Siri

Siri

Mbikëqyrësi global i armëve kimike ka miratuar një plan formal për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, pavarësisht se Shqipëria ka refuzuar demolimin e tyre në territorin e saj.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, megjithatë, nuk ka dhënë detaje se ku do të shkojë arsenali vdekjeprurës.

Siria, e cila është në mesin e një lufte civile, do që shkatërrimi të bëhet jashtë vendit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se “është e pamundur për Shqipërinë të marrë pjesë në këtë operacion”.

Kundër shkatërrimit, në Shqipëri ka pasur protesta të qytetarëve për disa ditë me radhë.
XS
SM
MD
LG