Ndërlidhjet

logo-print

Vendimi i Shqipërisë nuk ndikon raportet me SHBA-në


SHBA

SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se vendimi i Shqipërisë për të mos lejuar shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në territorin e saj, nuk do të ndikojë në marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Ne e vlerësojmë angazhimin e Shqipërisë për të konsideruar seriozisht shkatërrimin e armëve kimike”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jan Psaki.

Ajo po ashtu ka shprehur bindjen se shkatërrimi i këtij arsenali do të bëhet brenda afatit të rënë dakord.

Në Shqipëri janë zhvilluar protesta masive të qytetarëve kundër shkatërrimit të armëve kimike.

Kryeministri Edi Rama ka thënë të premten se “është e pamundur për Shqipërinë të marrë pjesë në këtë operacion”.
XS
SM
MD
LG