Ndërlidhjet

Gjuriq: S’ka tjetër opsion përveç daljes në zgjedhje


Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Këshilltari i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq, duke folur për zgjedhjet e përsëritura që mbahen nesër në tri qendra votimi në Mitrovicë, ka thënë se pjesëmarrja në to nuk është vetëm obligim qytetar, por edhe akt patritotik.

“Nuk ka tjetër opsion përveç daljes në zgjedhje dhe fitores. Nuk kemi zgjedhje tjetër pos të luftojmë vetë për Kosovën tonë”, ka thënë Gjuriq për mediat serbe.

"Shteti i ka vënë në funksion mekanizmat e vet për të garantuar ambient të sigurt zgjedhor", ka shtuar ai.

Në tri qendra votimi në veri të Mitrovicës do të përsëriten votimet, pasi në ditën e zgjedhjeve lokale, më 3 nëntor, ato janë demoluar nga persona të maskuar.
XS
SM
MD
LG