Ndërlidhjet

Jep dorëheqje ministri polak që nuk e deklaroi orën


Varshavë
Varshavë
Ministri i Transportit i Polonisë ka dhënë dorëheqje, pasi prokurorët kanë thënë se ai mund të ketë shkelur ligjin, duke mos deklaruar pronësinë e një ore të dorës, në vlerë prej 6,600 dollarësh.

Kryeministri Donald Tusk ka pranuar dorëheqjen e Slavomir Novakut, edhe pse ka thënë se ai mund t’i kthehet punës së tij, nëse hetimet mohojnë çdo keqbërje të tij.

Hetimet hedhin një hije të re mbi Partinë e Platformës Civile të Tuskut, e cila ka qenë në thumb të kritikave për gjoja marrëveshje të dyshimta.

Partia po bën përpjekje të përmirësojë imazhin në prag të zgjedhjeve 2015.
XS
SM
MD
LG