Ndërlidhjet

Izraeli arreston dhe liron 4 fëmijë palestinezë


Bregu Perëndimor (foto arkivi)

Bregu Perëndimor (foto arkivi)

Trupat izraelite në Bregun Perëndimor kanë arrestuar katër fëmijë palestinezë, ndërmjet pesë dhe nëntë vjeç, për më shumë se një orë.

Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite ka thënë se trupat kanë rrethuar disa të mitur gjatë përleshjeve në fshatin Kfar Kadum, por i kanë liruar shpejt.

Zëdhënësja nuk ka dhënë më shumë detaje.

Aktivistët palestinezë i kanë thënë agjencisë AFP se përleshjet kanë shpërthyer me ushtarët në fshat, gjatë protestës javore kundër pushtimit izraelit.
XS
SM
MD
LG