Ndërlidhjet

Britania i jep ultimatum Shri Lankës për hetimin e krimeve të luftës


Kryeministri britanik, David Cameron.
Kryeministri britanik, David Cameron.
Britania ka paralajmëruar Shri Lankën se mund të përballet me hetime ndërkombëtare për krime të dyshuara të luftës, të kryera gjatë fazës së fundit të luftës civile.

Kryeministri britanik, David Cameron, u ka thënë gazetarëve në Kolombo se Britania do të mbështesë hetimin përmes Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, nëse Qeveria e Shri Lankës “dështon të bëjë hetime të besueshme, transparente dhe të pavarura” deri në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm.

Shri Lanka ka mohuar vazhdimisht akuzat se ushtria e saj ka kryer krime lufte gjatë fazës finale të konfliktit kundër rebelëve Tamil, në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG