Ndërlidhjet

Dënohet me 10 vjet burg “sulmuesi” i Stratfor-it


Ilustrim
Ilustrim
Shtetasi amerikan, i cili është vetëdeklaruar fajtor për sulme kibernetike në serverët e kompanisë globale të inteligjencës, Stratfor, është dënuar me dhjetë vjet burgim.

Jeremy Hammond, 28 vjeç, është dënuar në një gjykatë të Nju Jorkut.

Ai është arrestuar në mars të vitit 2012.

Prokurorët kanë thënë se sulmet kibernetike të Hammondit kanë prekur 1 milion njerëz.

Shumica e materialit që ka vjedhur Hammond nga Stratfor në vitin 2011 është publikuar në ueb-faqen WikiLeaks.
XS
SM
MD
LG