Ndërlidhjet

Vogëlushi që lufton kancerin, realizon ëndrrën e tij


Batman - ilustrim
Batman - ilustrim
Mijëra njerëz janë tubuar të premten në San Francisko për të ndihmuar një vogëlush, i cili vuan nga leukemia, për të realizuar ëndrrën e tij – të jetë Batman vetëm për një ditë.

Miles Scott, pesë vjeç, ka marrë pjesë në ngjarje anembanë qytetit, duke luftuar krimet e simuluara.

Miles, pos tjerash, ka çaktivizuar një bombë false, për të shpëtuar një ekip basketbolli.

E gjithë ngjarja është organizuar nga Fondacioni “Make a Wish”.

Miles pritet të përfundojë trajtimin trevjeçar në qershor.

Babai i tij, Nick Scott, ka falënderuar organizatën dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në realizimin e ëndrrës së Miles-it.

“Puna” e Miles-it është lavdëruar edhe nga presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
XS
SM
MD
LG