Ndërlidhjet

Policia e Kosovës ka marrë masa për votimet në veri


Logo e Policisë së Kosovës
Logo e Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës ka nisur sigurimin e tri qendrave të votimit në veri të Mitrovicës, ku nesër do përsëriten zgjedhjet lokale.

Shefi operativ rajonal i Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq, ka thënë për mediat serbe se tash për tash nuk ka njohuri nëse mund të përsëritet dhuna e 3 nëntorit.

"Që nga mbrëmë, policia ka filluar të ndërmarrë disa punë. Njësitë K9 dhe ekipi AUDIT kanë bërë shikimin e vendeve zgjedhore. Pas shikimit, policia ka marrë sigurimin 24 orësh të atyre objekteve”, ka thënë Bojiq.

Më 3 nëntor, persona të maskuar kanë hyrë në tri qendra në veri të Mitrovicës, duke demoluar gjithçka para vetes.

Për rrjedhojë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të përsëritet votimi në këto tri qendra më 17 nëntor.
XS
SM
MD
LG