Ndërlidhjet

logo-print

Libi: Përleshje të reja midis milicive


Libi

Libi

Në periferi të kryeqytetit të Libisë kanë shpërthyer luftime të reja ndërmjet milicive rivale, të cilat pasojnë përleshjet vdekjeprurëse të së premtes.

Dhuna e sotme në lagjen Tajoura ka vënë përballë milicinë lokale kundër luftëtarëve nga Misrata.

Kryeministri Ali Zeidan u ka bërë thirrje milicive rivale që të qëndrojnë jashtë Tripolit, duke thënë se hyrja e tyre do të kishte pasoja negative dhe katastrofike.

Zyrtarët thonë se 42 njerëz kanë vdekur dhe 400 të tjerë janë plagosur të premten në përleshjet e milicive në afërsi të Tripolit.

Dy vjet pas rënies së regjimit të Muammar Qaddafit, qeveria ende lufton të frenojë milicitë, të cilat kontrollojnë disa pjesë të Libisë.
XS
SM
MD
LG