Ndërlidhjet

logo-print

Vritet “organizatori” i sulmit në Volgograd


Volgograd

Volgograd

Agjencitë për sundimin e ligjit në Rusi thonë se pesë militantë të dyshuar, përfshirë organizatorein e dyshuar të sulmit të muajit të kaluar në një autobus në Volgograd, janë vrarë në një operacion të sigurisë, jashtë kryeqytetit të Dagestanit, Makaçkala.

Agjencitë ruse thonë se policia ka rrethuar të shtunën një shtëpi në fshatin Semender, ku Dmitry Sokolov dhe militantë të tjerë janë fshehur.

Sokolov, i konvertuar në Islam, ka qenë i martuar me sulmuesen vetëvrasëse, Naida Asiyalova, e cila ka lidhje me sulmin në autobusin e pasagjerëve në Volgograd.

Së paku gjashtë njerëz janë vrarë në këtë sulm.

Zyrtarët rusë kanë thënë se Sokolov ka marrë përgjegjësinë për organizimin e disa sulmeve terroriste, përfshirë edhe atë në Volgograd.
XS
SM
MD
LG