Ndërlidhjet

Së paku 10 të vrarë nga sulmi në Kabul


Kabul, 16 nëntor 2013.

Kabul, 16 nëntor 2013.

Së paku dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvraës që ka tronditur kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Shpërthimi ka ndodhur pranë kompleksit, ku udhëheqësit fisnorë pritet të mblidhen javën e ardhshme për të diskutuar një plan të sigurisë me Shtetet e Bashkuara.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Rreth 3,000 pleq fisnorë dhe figura të tjera të shquara nga i gjithë Afganistani do të mblidhen më 21 nëntor, për të diskutuar marrëveshjen, e cila do t’iu lejojë trupave amerikane të mbeten në Afganistan, pas tërheqjes së forcave ndërkombëtare në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG