Ndërlidhjet

Lavrov: Pranë marrëveshjes për Iranin


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se fuqitë botërore dhe Irani janë pranë marrëveshjes preliminare, për të lehtësuar shqetësimet ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit.

Ata nuk duhet të humbasin këtë shans të mirë, ka thënë Lavrov në një intervistë për mediat ruse.

“Tani nuk ka mospajtime të mëdha për çështjet që kërkojnë zgjidhje praktike. Të gjitha të arriturat duhet të vihen në letër në mënyrë të duhur, me gjuhë diplomatike dhe të kemi një dokument të përbashkët, i cili nuk është nxitur nga jashtë”, ka thënë Lavrov.

Komentet e tij janë bërë një ditë pasi ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, po ashtu ka shprehur optimizëm për arritjen e marrëveshjes.

Zyrtarët nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore – Kina, Rusia, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Britania – do të mbajnë një tjetër rreth negociatash javën e ardhshme në Gjenevë.

Bisedimet e para disa ditëve nuk kanë prodhuar ndonjë marrëveshje, ndonëse është raportuar për përparim.

Irani mohon akuzat se programi i tij bërthamor ka për qëllim krijimin e armës atomike.
XS
SM
MD
LG