Ndërlidhjet

Kerry dënon dhunën në Libi


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka dënuar dhunën e fundit në kryeqytetin e Libisë, Tripoli.

Në deklaratën e tij, Kerry ka thënë se “libianët nuk kanë rrezikuar jetët e tyre në revolucionin e vitit 2011 për të vazhduar këtë dhunë”.

Kerry u ka bërë thirrje libianëve që të ndërpresin ciklin e dhunës përmes dialogut dhe pajtimit.

Ai është zotuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin autoritetet dhe popullin libian, derisa vendi kalon nëpër “këtë periudhë të vështirë”.

Komentet e tij pasojnë dhunën e dy ditëve të fundit midis milicive rivale në periferi të Tripolit.

Mbi 40 njerëz kanë humbur jetën dhe 400 të tjerë janë plagosur në përleshjet e së premtes.
XS
SM
MD
LG