Ndërlidhjet

Sulmohet stacioni policor në Kinë, 11 të vrarë


Foto arkivi

Foto arkivi

Policia kineze bën të ditur për 11 persona të vrarë nga sulmi në një stacion policor, në rajonin e trazuar të Ksinjiangut.

Burimet zyrtare thonë se në mesin e të vrarëve janë dy oficerë policorë dhe nëntë sulmues.

Sulmuesit thuhet se kanë përdorur thika dhe sëpata kundër policisë.

Ksinjiangu, i banuar me shumicë myslimane ujgure, është prej kohësh strehë e radikalëve që luftojnë kundër sundimit kinez.
XS
SM
MD
LG