Ndërlidhjet

Vulin - “krenar” me serbët e veriut


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se “është krenar” me qytetarët e Mitrovicës dhe me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e përsëritura lokale.

Ai ka vizituar sot të tria qendra e votimit në veri të Mitrovicës.

“Kjo është festë për ne. Sot, serbët në Mitrovicë kanë vendosur të dëgjojnë të gjithë ata që ua duan të mirën: presidentin e Republikës, qeverinë e tyre, patriarkun dhe presidentin e Republika Srpskës”, ka thënë Vulin, raportojnë mediat serbe.

Në veriun e Mitrovicës, sot mbahen zgjedhjet për pushtetin komunal, pasi më 3 nëntor votimet janë dëmtuar nga incidentet e dhunshme.
XS
SM
MD
LG