Ndërlidhjet

Të famshmit francezë kundër dënimit të klientëve të prostitutave


Ilustrim
Ilustrim
Dhjetëra njerëz të famshëm francezë kanë nënshkruar një peticion kundër propozimit për të ndëshkuar klientët e prostitutave.

Një komision i Parlamentit të Francës pritet të rishikojë javën e ardhshme propozimin e partisë në pushtet, për të dënuar klientët e prostitutave me gjoba prej së paku 1,500 eurosh dhe për të sanksionuar ata që nxisin seks me publik.

Të famshmit francezë, përmes një deklarate të publikuar në media, kanë thënë se “refuzojnë kriminalizimin e njerëzve që prostituojnë dhe të atyre që përdorin shërbimet e tyre”.

Peticioni është nënshkruar nga 60 njerëz të famshëm, përfshirë këngëtarin Charles Aznavour, aktoren Catherine Deneuve dhe regjisorin Claude Lanzmann.

Prostitucioni nuk është ilegal në Francë, por atje ka ligje kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe ofrimit të marrëdhënieve seksuale me publikun.
XS
SM
MD
LG