Ndërlidhjet

Zyrtari i lartë afgan i shpëton atentatit


Afganistan

Afganistan

Një zyrtar i lartë afgan i ka shpërtuar sulmit vetëvrasës, i cili ka pasur në shënjestër konvojin e tij, në veri të Afganistanit.

Zëvendësguvernatori i provincës Balkh, Mohammad Zahir Vahdat, ka shpëtuar i palënduar, ndërsa janë vrarë dy kalimtarë.

Disa roje personale të Vahdatit janë lënduar po ashtu dhe janë dërguar në spital.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por për incidente të ngjashme në të kaluarën janë fajësuar kryengritësit talibanë.

Në një tjetër zhvillim, policia afgane ka gjetur të dielën trupat e gjashtë burrave të vrarë nga talibanët në provincën Zabul.

Policia thotë se ata kanë qenë punëtorë civilë, të cilët janë rrëmbyer javën e kaluar në provincën fqinje Kandahar.
XS
SM
MD
LG