Ndërlidhjet

logo-print

Marrëveshja me Iranin, e mundur dhe pranë

  • RFE /RL

Ilustrim

Ilustrim

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se fuqitë botërore dhe Irani janë pranë marrëveshjes preliminare, për të lehtësuar shqetësimet ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit.

Ata nuk duhet të humbasin këtë shans të mirë, ka thënë Lavrov në një intervistë për mediat ruse.

Tani nuk ka mospajtime të mëdha për çështjet që kërkojnë zgjidhje praktike. Të gjitha të arriturat duhet të vihen në letër në mënyrë të duhur, me gjuhë diplomatike dhe të kemi një dokument të përbashkët, i cili nuk është nxitur nga jashtë”, ka thënë Lavrov.

Komentet e tij janë bërë një ditë pasi ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, po ashtu ka shprehur optimizëm për arritjen e marrëveshjes.

Vlerësimi i Zarifit është ndarë edhe nga një zyrtar i Shteteve të Bashkuara, i cili ka thënë se është “shumë e mundur” që marrëveshja të arrihet. Ai, megjithatë, ka paralajmëruar se ka ende “çështje të vështira për të diskutuar”.

Zyrtarët nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore – Kina, Rusia, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Britania – do të mbajnë një tjetër rreth negociatash javën e ardhshme në Gjenevë.

Bisedimet e para disa ditëve nuk kanë prodhuar ndonjë marrëveshje, ndonëse është raportuar për përparim.

Teherani dëshiron lehtësim të sanksioneve ndërkombëtare, të cilat i janë vënë për shkak të programit të pasurimit të uraniumit.

Ai mohon se është duke përdorur programin e tij bërthamor për të zhvilluar armë atomike, ashtu siç dyshon Perëndimi.

Një raport nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, i publikuar të enjten, ka thënë se Irani ka ndaluar zgjerimin e kapaciteteve të tij për pasurim të uraniumit prejse presidenti i ri, Hassan Rohani, ka ardhur në pushtet në muajin gusht.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se nuk është i impresionuar me raportin e agjencisë së Kombeve të Bashkuara.(v.tela)
XS
SM
MD
LG