Ndërlidhjet

Navalny zgjidhet kryetar i një partie të re ruse


Aleksei Navalny

Aleksei Navalny

Opozitari rus, Aleksei Navalny, është zgjedhur kryetar i partisë së re Aleanca Popullore.

Nga 108 delegatët e Kongresit të partisë, Navalny ka marrë 88 vota.

Ai ka shfaqur shpresën se Ministria e Drejtësisë e Rusisë do të regjistrojë partinë.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, ka shtuar ai, do të dëshmohet sërish se deklaratat e autoriteteve ruse se lejojnë opozitën të marrë pjesë në zgjedhje, janë deklarata boshe.
XS
SM
MD
LG