Ndërlidhjet

Pesëdhjetë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Tatarstan


Kazan, Tatarstan
Kazan, Tatarstan
Pesëdhjetë persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i aerpolanit në aeroportin e Kazanit, në Republikën Ruse të Tatarstanit.

Zëdhënësja e Ministrisë për Situata Emergjente, Irina Rossius, ka thënë se aeroplani Boeing 737 është rrëzuar derisa ka bërë përpjekje të ulet.

Aeroplani ishte nisur nga Moska me 44 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord.

Ai i përkiste kompanisë Tatarstan Airlines.

Aeroporti i Kazanit është mbyllur.
XS
SM
MD
LG